Lajme Arkiva 2003

Edhe pas zemërgjerësisë së KESH-it për të minimizuar kufizimet e energjisë në Shkodër, qytetarët atje kanë paguar vetëm 8.7% të energjisë së faturuar nga 4% që është arkëtuar në muajin tetor.

Kjo është shifra zyrtare e degës së KESH-it në këtë qytet. Aktualisht qyteti furnizohet në 12 orë drita, ndërsa drejtori i KESH-it në këtë qytet duke premtuar se ky dimër do jetë më i mirë se viti i kaluar thonë se janë duke u vendosur 26.000 matës, procedurë që ka hasur në vështirësi.

“Ju lutem shumë mos u nxirrni pengesa punëtorëve tanë që vijnë nëpër shtëpi për të matur, jo s’është burri, jo s’është gruaja, jo hajeni më vonë, apo ku ta di unë. Gjithsesi të pakët janë këta, po na prishin  programin. Ne kemi informacion që shkojnë njerëz me vula false dhe marrin paret. Unë prapë u bëj thirrje abonentëve që mos të japin asnjë lekë, lekë do derdhen vetëm në arkën e shtetit. Unë besoj se edhe këtë dimër do e kalojmë më lehtë, shumë më lehtë se dimrin tjetër”.

Njazi Sinani kryetar i sindikalistëve që ka marrë pjesë me bisedime me KESH thotë se korporata nuk i ka mbajtur premtimet dhe të gjendur në këtë situatë ata do të rinisin protestat./tvklan.al