Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sa të jem unë kryeministër ndërtesa në qendër të Tiranës e VEVE Group Center nuk do të ndërtohet. Kështu ka deklaruar para dy ditësh kryeministri Majko në mbledhjen e radhës së KRRTSH, drejtues i të cilit është ai vetë. E çuditshme dhe cinike delarata e Majkos këput në mes shpresat e pronarit të VEVE Grup Vebi Velia, i cili priste me ankth këtë mbledhje për të hedhur themelet e qendrës 11 katshe të biznesit.

E miratuar nga Urbanistika disa herë dhe së fundmi dhe nga KRT e bashjisë së Tiranës, pritej vetëm miratimi i KRRTSH e drejtuar nga vetë Majko. Por kryeministri shqiptar ka miratuar vetëm ndërtimin e bustit të “Nënë Terezës” në vendin e ish-bustit të Enver Hoxhës, ndalimin e qarkullimit të makinave në shesh dhe përsa i përket 11-katëshit luksoz të VEVE-s ai nuk pranoi në mënyrë kategorike ndërtimin e tij.

Edhe pse toka ku do të ndërtohej biznesi është blerë para 5-vjetësh nga VEVE, kryeministrit Majko nuk i është mbshur mendja të jap viston e ndërtimit, duke mos dhënë asnjë shkak duke përdorur padrejtësisht forcën që kolltuku i tij ja jep./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj