Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Të pranishëm në qytetin simbol të Ditës së Pavarësisë kanë qenë krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama.

Ka qenë kjo festë e rëndësishme për shqiptarët që ka bërë bashkë dy udhëheqësit. Ata nuk janë filmuar nga kamerat të takohen, por gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit kanë qenë ngjitur me njëri-tjetrin.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryebashkiaku Dritan Leli. Pas përfundimit të ceremonisë nuk pati asnjë prononcim për mediat./tvklan.al