Nëse mendon se e ke siguruar mirë makinën, atëherë e ke gabim.

Policia britanike ka shpërndarë një video të marra nga kamerat e sigurisë ku tregohet qartë se si dy persona vjedhin një makinë luksoze për një minutë pa pasur nevojën e çelësave.

Në video shfaqen dy persona që ndalojnë para pronës së pronarit të automjetit. Një prej tyre mban në dorë një kuti amplifikuese përballë shtëpisë, me të cilën kërkon sinjal nga çelësi brenda në shtëpi. Më pas sinjali i dërgohet personit të dytë që e mban kutinë pranë makinës.

Për shkak se këto lloj vjedhjesh po përhapen shumë, autoritetet kanë këshilluar shoferët që të marrin masa duke e vendosur çelësin pranë metaleve sepse pengojnë transmetimin e sinjalit.

Pajisjet e tilla për hapjen e makinave shiten edhe në sajte si eBay për vetëm 100 paund.

/tvklan.al