6 punonjës të reparti ushtarak të Vaut të Dejës mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të martën ë autostradën Shkodër-Lezhë. Automjeti me të cilin udhëtonin dyshohet se humbi kontrollin dhe u përplas me një autobot. Ata ishin nisur drejt Mirditës në ndihmë për shuarjes e vatrave të zjarrit.
Ndihmën për situatën e vështirë me zjarret në Mirditë nuk e dhanë dot pasi u aksidentuan në kryqëzimin e Dajçit. Siç deklaroi jashtë kamerës shoferi i autobotit, drejtuesi i makinës ku udhëtonin ushtarët humbi kontrollin.
Sipas tij përplasja ishte e pashmangshme për shkak të rrugës së ngushtë. 6 ushtarët përfunduan me lëndime në spital, ndërsa mjeti autobot qëndroi për disa orë në vendin e ngjarjes
Ndërkohë mbetet problematike situata me flakët në njësitë administrative Orosh dhe Fan të Mirditës. Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në orët e natës, ndërsa ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit. Herë pas herë ka ndërhyrë edhe helikopteri i ushtrisë.
Kjo është një nga 6 vatrat aktive në të gjithë territorin e vendit, ndërsa në 24 orët e fundit sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë raportuar 25 vatra zjarri. Megjithatë sipas autoriteteve nuk ka rrezik për banesa.
“Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me kullotë, shkurre dhe pishë. Aktualisht zjarri është në kontroll dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Gjithashtu mbeten ende aktive vatrat e zjarrit në Surroj dhe Shishtavec në Bashkinë Kukës, Skuraj në Bashkinë Kurbin, Sopot Bashkia Delvinë dhe Luf Bashkia Pukë. Por ato nuk përbëjnë rrezik për qytetarët dhe zonat e banuara.”
Në terren janë përfshirë 128 forca zjarrfikëse, 80 forca të ushtrisë forca të institucioneve të tjera si dhe vullnetare.
Klan News