Një video 3D ka treguar si se ish-Presidenti amerikan Donald Trump shpëtoi me milimetra nga vdekja nga plumbi që e kapi në vesh. Dhe kjo ndodhi në të qindtat e sekondit kur Trump ktheu kokën djathtas teksa ishte duke folur me mbështetësit në një tubim elektoral në Pensilvani.

Kjo video e re po bën xhiron e mediave sociale. Pamjet tregojnë këndin dhe trajektoren e plumbit që ishte nisur drejt Trump. Nëse nuk do të ishte kthyer djathtas, plumbi do ta kishte goditur në kokë. Sipas ekspertëve, nëse nuk do të ishte fatale, e sigurt është që Donald Trump do të ishte në gjendje tepër të rëndë.

Vetë Trump, duke folur pas tentativës për vrasjen e tij, tha se gjëja më e pabesueshme ishte fakti që ktheu kokën në kohën e duhur.

Atentatori 20-vjeçar i Donald Trump u eliminua nga snajperistët e Shërbimit Sekret.

/tvklan.al