Zgjidhja, vaksina ose imuniteti natyral

Virologët holandezë thonë se koronavirusi do të qarkullojë për një kohë të gjatë në planetin tonë. Sipas tyre, zgjidhja është vetëm vaksina ose që organizmi të fitojë imunitet në mënyrë natyrale. Stina e verës është periudha me kushtet më pak të favorshme për përhapjen e Covid-19-ës.

“Covid-19 është një virus që do të qarkullojë për një kohë të gjatë në botë”.

Të këtij mendimi janë virologët, të cilët shohin si zgjidhje të vetme, forcimin e imunitetit të popullatës në mënyrë që koronavirusi të mos shkaktojë më dëme në organizëm.

Sipas virologut holandez Guido Vanham mënyra më e mirë për imunizimin e popullatës është përmes një vaksine, e cila nuk dihet se për sa kohë ka nevojë të zhvillohet.

“Mënyra e vetme për të çrrënjosur një virus të tillë është një vaksinë shumë efektive, e cila fuqizon çdo qënie njerëzore. Kështu luftuam viruset shkaktarë të Lisë, por kjo ka dashur shumë vite për t’u zhvilluar.

Një tjetër mënyrë është që organizmi t’i zhvillojë vetë antitrupat ndaj koronavirusit duke u prekur një herë nga Covid-19, në mënyrë që të fitojë imunitet ndaj disa llojeve të gripit. Megjithatë sipas virologut holandez, kjo mënyrë ende nuk është e siguritë pasi shkencëtarët ende nuk e kanë vërtetuar nëse njeriu mund të infektohet apo jo për së dyti nga koronavirusi”.

Studimet tregojnë se një pjesë e pacientëve që u shpallën të shëruar nga COVID-19, shfaqën sërish shenja infektimi pas disa kohësh. Por është ende e paqartë nëse ata u infektuan për së dyti apo trupi i tyre mund të mos jetë pastruar krejtësisht nga pjesëzat përbërëse të virusit.

Vanham thotë me siguri së stina e verës është periudha kur njeriu rrezikohet më pak nga COVID-19, i cili më së shumti favorizohet nga kushtet klimatike dimërore.

Tv Klan