Vladimir Lame: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka lënë në fuqi procedurën e monitorimit për Shqipërinë. Në përfundim të debatit rreth raportit të kësaj organizate është miratuar një rezolutë ku u kërkohet autoriteteve shqiptare të marrin masa urgjente për të realizuar zgjedhje parlamentare në përputhje me standardet ndërkombëtare. Jo vetëm zgjedhjet, por edhe lufta konkrete ndaj korrupsionit, trafiqeve, vazhdimi i reformave janë kushtet që duhen plotësuar në mënyrë që Këshilli i Evropës të diskutojë heqjen e monitorimit. Por ka patur një qëndrim radikal lideri i opozitës Sali Berisha në sallën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Zoti Berisha ka kërkuar përjashtimin e Shqipërisë nga kjo organizatë në rast se në Shqipëri nuk do të arrihet realizimi i zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet e kësaj organizate. Për një prononcim më të zgjeruar rreth këtij qëndrimi kemi ftuar këtu pranë zotin Berisha.
Vladimir Lame: Atëhere zoti Berisha, cili ishte qëndrimi dhe vendimet që pati Asambleja Parlamentare në lidhje me raportin për Shqipërinë?
Sali Berisha: “Së pari Vladimir, dua të bëj një saktësim për dëgjuesit dhe shikuesit tuaj se nuk kërkova unë përjashtimin, por një amandament i paraqitur nga deputetët e grupeve dyshe parlamentare dhe jo na unë kërkonte suspendimin e Shqipërisë nga Kshilli i Europs në qoftë se Shqipëria nukë zhvillon zgjedhje të lira e të ndershme nëpërmjet rishqyrtimit të kredencialeve të delegacionit shqiptar. Unë mendoj se ky përbënte paralajmërimin më të rëndë dhe më serioz që ky institucion ka bërë ndaj ndonjë vendi në prag të zgjedhjeve. E vërteta është që është suspenduar, është suspenduar, d.m.th. ngrirë njëherë antarsia Ukrainës për shkak të manipulimit të zgjedhjeve në kryeqytet Kiev. Është bërë kjo velerësim për shkak të çeçenisë dhe ky është rasti i parë që para zgjedhjeve një qeveri paralajmërohet se në rast se i dhunon zgjedhjet atëhere Kshilli i Europs do të rishqyrtojë kredencialet, pra nuk do të pranojë delegacionin parlamentar. Faktikisht kjo përbën përjashtimn e vendit nga Asambleja Parlamentar gjë e cila është një vepër e zezë e Fatos Nanos me të gjithë kleptokracinë e tij. Ky mesazh që shqiptarët marrin sot nga Këshilli i Europs është një apel i madh për të shpëtuar antarsinë e Shqiprisë në Këshillit t’Europs dhe shpëtimi realizohet vetëm duke i treguar venin armikut numër nji së votës së lirë Fatos Nanos dhe grupit të kleptokratëve shqiptarë.” /tvklan.al