Skuadra e femrave të Vllaznisë kaloi kundërshtarin e parë në raundin kualifikues të Champions League.

Kampionia e Shqipërisë mundi me rezultatin 3 – 0 ekipin nga Gjeorgjia, Lançkuti në takimin e zhvilluar të mërkurën në Kutaisi. Golat u shënuan nga Doçi, Broçi dhe Ndoj.

Vllaznia do të përballet të shtunën me Sent Polen të Austrisë për një vend mes 32 më të mirave të kontinentit.

Skuadra shkodrane ka marrë pjesë në fazën e grupeve të Champions League së femrave në sezonin 2022-2023. 

Tv Klan