Pasi vrau me armë zjarri babanë, Enver Ballën, Esmerald Balla u ndihmua nga miku i tij, 25-vjeçari Edison Brahaj për të fshehur kufomën.

Sëbashku ngarkuan trupin në një furgon dhe e çuan rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ku e hodhën në një pus.

I riu u arrestua gjatë mbrëmjes së të mërkurës nga Policia për moskallëzim të krimit, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe fshehje të kufomës.

Grupi i hetimit në Policinë e Durrësit që punuan për gati 3 javë për zbardhjen e ngjarjes thotë se shkak për ngjarjen e rëndë janë bërë debatet për menaxhimin e 7.5 milionë Lekëve, kursime familjare.

Vlerat monetare mbaheshin në një kasafortë në dhomën e 30-vjeçarit, por verifikimet kanë treguar se çelësin e mbante 62-vjeçari.

Në datën, 12 Gusht ata kanë konstatuar mungesën parave, kur i është dashur të marrin rreth 20 mijë Euro për investimet që po bënin për ndërtimin e një banese tjetër.

Dyshohet se 30-vjeçari, të ketë hapur kasafortën me gur fresibël dhe merrte herë pas herë vlera monetare. Nga ana tjetër i riu në dëshminë e tij thotë se dyshonte që ato para ishin marrë nga i ati.

Pas krimit, 30-vjeçari u mundua të krijonte alibi duke denoncuar në polici se babai kishte ikur me një grua.

Ai gjithashtu i dërgoi me një adresë false të një vajze mesazh vëllait të tij që të mos e kërkonin më pasi kishte ikur me pushime.

Tv Klan