Të shtunën nisin ndeshjet e javës së tretë të Superligës. Vllaznia do të udhëtojë në Korçë për sfidën me Skënderbeun, që ka një barazim dhe një humbje.

“Skënderbeu është një kundërshtar i fortë. Kemi luajtur ndaj tyre në Final 4 sezonin e shkuar. Janë një skuadër serioze, kanë një stil të bukur të të luajturit, por ne do të japim më të mirën ndaj tyre. Na pret një sfidë e madhe. Duhet të tregohemi të zgjuar të vëmë në zbatim çfarë kemi bërë në stërvitje”, tha Tomas Brdaricc, trajner i Vllaznisw.

Tekniku shpreson tek të rinjtë që do të hedhë në fushë.

“Të rinjtë duhet të jenë të durueshëm. Por unë dua që t’ju jap hapësirë, që t’u tregoj se janë pjesë e ekipit. Duhet të punojmë e të marrim rezultate të mira në çdo takim”, tha ai.

Vllaznia ka 4 pikë në vend të tretë, ndërsa Skënderbeu ka vetëm 1 pikë. Dy ndeshjet e tjera që do të luhen të shtunën janë Laçi – Bylis dhe Teuta – Partizani.

Tv Klan