Leli: Përmbushim protokollet shëndetësore

Edhe pse në një situatë të pazakontë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin turistik.

Ndryshe nga herët e tjera dhe pa festë në shesh, kryebashkiaku Dritan Leli tha se do të bëhet gjithçka për të garantuar pushimet e vizitorëve. Kryebashkiaku e vuri theksin te përmbushja e protokolleve shëndetësore për të garantuar shëndetin e pushuesve.

Ndërsa kreu i operatorëve turistike të jugut të vendit, Vasil Bedinaj kërkoi përfshirjen në draft të hapjes së kufijve me rajonin. Bashkia e Vlorës ka ftuar pushuesit të zgjedhin plazhet e saj për të kaluar verën.

Tv Klan