Ligoraq Karamelo Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut dhe Kristo Goxhi një nga 3 nënkryetarët e partisë do të përjashtohen nga partia pasi kanë tradhëtuar votën pro miratimit të ministrave Dokle dhe Xhafaj. Kryesia e PBDNJ zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar kartonat kundër që ngritën deputetët Karamelo dhe Goxhi, duke thyer rregullat e partisë.

Komiteti i Përgjithshëm i Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut do të votojë për largimin e dy deputetëve në mesin e javës që vjen. Pas mbledhjes me dyer të mbylluara të kryesisë, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule dha një konferencë për shtyp ku sqarojë motivin e largimit të tyre.

Vangjel Dule: “Ndaj deputetit Ligoraq Karamelo dhe deputetit Kristo Goxhi, respektivisht Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe nënkryetar i saj, të nis procedurë e mocionit të mosbesimit për shkarkimin nga postet respektive të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të nënkryetarit, objekt ky në bazë të statutit të partisë i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues”.

Karamelo dhe Goxhi kanë dalë jashtë vullnetit të partisë, në vendimet që mori kryesia e saj një ditë para se të votoheshin ministrat Dokle dhe Xhafaj. Sipas Dules këta deputetë kanë shkelur unanimitetin e vendimit për të ngritur votën pro qeverisë./tvklan.al