tasho

Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat efektivët e repartit Renea ka arrestuar Emiljano Tashon, ky që shihni në këtë foto, i njohur edhe si Emiljano Nina. Ai dyshohet se është personi që qëlloi  Enton Nikajn të mërkurën në restorant “Muraga”, në Linzë.

29- vjeçari u kap në banesën e Erjon Biraçit, një 31 – vjeçari që u arrestua për shkak se e strehoi dhe e ndihmoi t’i fshihej policisë.

 

nina ok

Në këtë foto të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja, Emiljano Tasho Nina, është personi që mban me pistoletë në kokë Ismail Gazherit.

Burime nga grupi hetimor thonë se në kohën që i ka qëlluar me qytën e pistoletës Gazherit në kokë, pistoleta i ka bërë një shkrepje të pavullnetshme.

djathtas

Plumbi ka goditur fillimisht në dorë ish –policin Mirsad Kuçana, i arrestuar dy ditë më parë, i cili shfaqet në krahun e djathtë të viktimës dhe më pas ka goditur në kokë, Enton Nikajn.

29 – vjeçarit iu gjet edhe një pistoletë Glok me silenciator të montuar dhe një automatik Kallashnikov.  Ekspertiza balistike e pistoletës do të provojë nëse është ajo arma e krimit.

PISTOLETA

Dy ditë më parë policia arrestoi edhe ish –policin Mirsad Kuçana, pjesëmarrës në sherrin që përfundoi me vrasje në Linzë.  Në kërkim janë tashmë Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani.

Emiljano Tasho Nina dyshohet të jetë edhe autor i të paktën 3 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit. Policia thotë se ai është edhe autor i dy  vjedhjeve me armë të ndodhura në kryeqytet, një e kryer më 30 shtator të këtij viti në një supermarket dhe një tjetre të ndodhur më 12 mars të vitit 2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”

Tv Klan