42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe pasi nuk pranoi t’i jepte paratë e fituara atë ditë në lokalin e tij. 29-vjecari i ka kërkuar xhiron, por Proga i ka thënë se i ka për fëmijët e tij. Pas refuzimit, ai është rrahur në mes të rrugës. Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg autorin e akuzuar ndërsa për 3 personat e tjerë, u vendos detyrim paraqitje.

Në gjykatën e Korcës ishte dhe motra e 42-vjeçarit, e cila e revoltuar ka sharë autorin e vrasjes, kur ai po dilte nga furgoni i policisë.

Jonida Proga akuzoi policinë dhe drejtësinë për masat e dhëna duke e cilësuar vrasje për së treti të vëllait të saj. Kundërshton masat detyrim paraqitje për 3 personat e hetuar dhe i akuzon se ata janë bashkëpuntorë në këtë ngjarje.

“Kam parë skedën e vdekjes, me shënim “është vrasje”. Çfarë janë këta të tjerët që lihen me detyrim paraqitje? Po vazhdon të vritet Egli, me çdo veprim dhe mosveprim që është duke u kryer. Kjo është vrasje për herë të tretë. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim, në masë, të një njeriu të pafajshëm dhe janë lëshuar një tufë huliganësh. Kjo është.”

“Ata janë kriminelë të gjithë në bashkëpunim. Jam pafjalë.”

Të afërmit konfirmojnë dyshimet se krimi i ndodhur në qendër të Pogradecit u krye për shumën e parave të papaguara ndaj të rinjve nga viktima.

Klan News