Shpresat se mund të kishte një ribashkim të grupit të njohur Spice Girls janë shuar. Shkak për këtë thuhet se janë bërë mosmarrëveshjet mes Mel B dhe Gerit. Thuhet se Spice Girls kanë qenë në diskutime për një sërë datash të reja për koncertet.

Burime për tabloidin britanik “The Sun”, thonë se anëtarja e grupit të njohur, Geri ka kaluar një kohë të vështirë në jetën e saj private për shkak të akuzave për ngacmim seksual ndaj burrit të saj nga një ish-asistente që punonte më herët për të.

Dyshja dikur kanë qënë shumë të afërta me njëra-tjetrën, por aktualisht ato po bëhen pengesë që grupi të ribashkohet. Grupi, i cili u themelua në vitin 1994, pati sukses të madh me këngët e njohura si Wannabe dhe Viva Forever duke shitur miliona disqe në mbarë botën.

Klan News