Dy ngjarje të rënda kriminale me pasojë vdekjen e dy personave kanë tronditur në mbrëmje qytetin e Shkodrës dhe Shijakun. Rreth orës 21:30 në qendër të qyteti verior është ekzekutuar Esat Valbona 45 vjeç me origjinë nga Tropoja.

Biznesmeni që jetonte prej vitesh në Shkodër është qëlluar teksa po ecte në këmbë në një rrugë të lagjes “Xhabie”, një plumb në zemër ka mjaftuar për ti marrë jetën. Ndërsa autori që mendohet të ketë qëlluar në një distancë jo shumë të largët, nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Sipas policisë për eliminimin e Esat Valbnonës një emër mjaft i njohur për policinë e Tropojës, mund të jetë përdorur një pistoletë me silenciator ose një pushkë snajper. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo shenjë tjetër që mund të shërbente si provë materiale.

Ky fakt e bën policinë të dyshojë për krim të studiuar në detaje. Pista e parë hetimore është ajo e vrasjes për konflikte të vjetra, që Valbona, pronar i disa lokaleve Shkodër mund të ketë patur në qytetin e tij të  lindjes.

Afro dy orë para kësaj ngjarje një tjetër krim i tipi mafioz trondit qytetin e Shijakut. 45-vjeçari Hysen Bega është ekzekutuar me armë zjarri përpara banesës së tij  në lagjen “Erzen”. Dëshmitar në vendin e ngjarjes thonë autori i krimit ka hedhur  armën pasi ka shtënë me breshëri kallashnikovi mbi viktimën e tij dhe është larguar dhe është larguar në drejtim të fshatit “Rreth”, i ndihmuar nga një  bashkëpunëtor i tij.

Polica ka gjetur pranë trupit të 46-vjeçarit 16 gëzhoja, dyshimet e policisë deri më tani ngrihen në dy pista atë të hakmarrjes dhe atë të larjes së hesapeve. Burime policore thonë, se ai dyshohej si autori i një vrasje të ndodhur rreth 14 vjet më parë./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani