Është arrestuara brenda një kohe të shkurtër i dyshuari kryesor për vrasjen e 46-vjeçarit Hysen Bega mbrëmjen e shkuar në Shijak. Ai është një 24 vjeçar nga fshati i Hardhisht i Durrësit që shihni në këto pamje filmike. Ushtar me pagesë në brigadën e reagimit të shpejtë në Zall-Herr.

Nazmi Rramilli i vënë nën prangat e policë së Durrësit ka pranuar se krimin e ka kryer pasi dyshonte se viktima ishte përfshirë në vrasjen e djalit të hallës së babait të tij në vitin 2003. Një ngjarje për të cilën është dënuar me burgim dhe vuan dënimin shtetasi Fatos Balla

. Pranë vendit të ngjarjes polica ka mundur të gjejë dhe armën me të cilën u krye vrasja e babait të tre fëmijëve. Kallashnikovi së bashku me dy krehra ishin hedhur nga autori në një kanal menjëherë pas kryerjes së krimit. 46-vjeçari Hysen Bega u ekzekutua përpara banesës së tij në lagjen Erzen.

Ndërkohë që në Shkodër uniformat blu nuk kanë mundur ende të bien në gjurmët e autorit të një tjetër vrasje që tronditi po mbrëmë qytetin verior. Rreth orës 21:30 në një nga rrugët kryesore u ekzekutua Esat Valbona, biznesmeni 45-vjeçar me origjinë nga Tropoja.

Ai u qëllua teksa ecte në këmbë në një rrugë të lagjes Xhabie në hyrje të qytetit. Një plumb në zemër ka mjaftuar për ti marrë jetën. Ndërsa autori që mendohet të ketë qëlluar në një distancë jo shumë të largët, nuk ka lënë asnjë gjurmë.

Sipas policisë për eliminimin e Esat Valbnonës një emër mjaft i njohur për policinë e Tropojës mund të jetë përdorur një pistoletë me silenciator, ose një pushkë snajper. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë apo shenjë tjetër që mund të shërbente si provë materiale.

Ky fakt e bën policinë të dyshojë për krim të studiuar në detaje. Pista e parë hetimore është ajo e vrasjes për konflikte të vjetra Valbona, pronar i disa lokaleve Shkodër mund të ketë patur në qytetin e tij të lindjes./tvklan.al