Per presidentin serb Aleksander Vuçiç, ura e Ibrit do te hapet mes datave 14 dhe 15 gusht.

Në një dalje publike Vuçiç, duke u shprehur kundër hapjes së urës, foli edhe për skenare të ndryshme që sipas tij po përpiqet të realizojë Prishtina zyrtare.

“Më 14 apo 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës në Kosovë. Do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë, t’i potretizojnë si trima edhe pse nuk janë, e të cilët do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me Kurtin se si të bëhen shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt punojnë për interesa të huaja”.

Ai paralajmëruar se ky skenar nuk do të funksionojë duke theksuar se beson se trupat e KFOR do të kryejnë detyrën e tyre.

Faktori ndërkombëtar ka dalë kundër qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit duke theksuar se ky veprim i njëanshëm do të nxisë më tej tensionet në veri të Kosovës.

Ura e Ibrit i është nënshtruar testimit dhe pritet që t’i dilet së shpejti me një raport nëse është ose e jo e lejueshme për qarkullimin e automjeteve.

KFOR-i që ka marrë në mbrojtje objektin ka deklaruar se nuk do të hezitojë të veprojë nëse vëren veprime afër urës që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Tv Klan