Ndonëse urat janë simbol i bashkimit, ura e Ibrit vazhdon të jetë simbol i ndarjes që nga paslufta, ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut konkretisht ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Madje kjo urë është bërë mollë sherri edhe në raportet e qeverisë së Kosovës me faktorin ndërkombëtar.

Paralajmërimi i Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës për profesorin Dritëro Arifi, tha se nëse masat ashpërsohen atëherë Kosova duhet t’i thotë lamtumirë anëtarësimit në BE.

Dritëro Arifi, analist politik: Na duhen fitoret e Piros. Nëse vazhdon me sanksionet nuk është se do të na mbysin, por Kosova mund të harrojë anëtarësimin në BE.

Sipas tij hapja e Urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët. Por ndryshe mendon analisti tjetër Nexhmedin Spahiu.

Nexhmedin Spahiu, analist politik: Është me vend. E përkrah dhe ura duhet të hapet sa më parë. Fakti që ura ka qenë e mbyllur që 25 vite është një ndeshje mes ideologjive kombëtare serbe dhe asaj të Kosovës.

Tv Klan