Woody Allen merr vendimin e rëndësishëm





Woody Allen merr vendimin e rëndësishëm

23:58 20/09/2022

Regjisori i njohur nuk do të jetë më pjesë e botës së kinematografisë

Regjisori amerikan Woody Allen do të tërhiqet nga kinematografia pas publikimit të filmit të tij të 50-të,  të titulluar “Zero Gravity”.

Sipas gazetën spanjolle “La Vanguardia”, 86-vjeçari  deklaroi se nuk do të bëjë më filma, por së shpejti dëshiron të shkruaj një roman në vitet e tij të ardhshme.

Projekti i tij i ardhshëm, i cili parashikohet të jetë dhe i fundit, do të xhirohet në frëngjisht, në Paris. 

Sipas Allen, filmi i tij i ardhshëm do të jetë i ngjashëm me “Match Point”, mjaft emocionues dhe dramatik.

Kujtojmë se , Gjatë gjithë karrierës së tij , 86-vjeçari  ka marrë një rekord prej 16 nominimesh për “Oscar” për skenaristin më të mirë. Ai ka fituar katër çmime “Oscar”, duke përfshirë një çmim  për regjisorin më të mirë.

Klan News













Të ngjashme