Klima kozmike e javës do të ngacmojë sferën e qëllimeve, synimeve  dhe mendimit për t’i arritur. Sipas parashikimit të Chrysanthi Kalogeri, astrologes së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan duhet të mësojmë kujt do  t’i dedikojmë kohë dhe energji, të organizojmë dhe të mësojmë nga marrëdhëniet e situatat.

Astrologia këshillon të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë si duhet çfarëdo që na paraqitet, pa marrë vendime tënxituara.

Dashi – Përqendrohuni në ndërgjegjësimin dhe të keni gjërat e qarta në mendje. Do të ndiheni më të rënduar nga ana psikologjike dhe do të veproni më të tërhequr. Nuk është momenti të implikoheni në prapaskena dhe punë që nuk kanë shumë qartësi. Nëse ndiheni të lodhur, mund të kombinoni organizimin  e mirë të punës me çlodhjen dhe relaksimin. Të martën dhe të mërkurën, komunikimi e mendimet mund të jenë pesimiste. Data 19 ju sjell mbështetjen e njerëzve të rrethit tuaj, ndërsa në  fund të javës gjeni kohën të çlodheni, relaksoheni dhe të kaloni bukur me njerëzit tuaj në intimitet.

Demi – Është momenti të fokusoheni në qëllime dhe nëse shihni se diçka nuk realizohet, s’është momenti të dorëzoheni, por të bëni një riorganizim më të mirë të tyre dhe të gjeni rrugën e duhur. Është një periudhë shumë e mirë për jetën personale dhe për gëzimet që  mund të merrni nga fëmijët, të afroheni me të dashurit. Do të keni mbështetjte nga njerëzit e rrethit tuaj social. Mos shpenzoni në fund të javës dhe mund të gjeni zgjidhje për përditshmërinë tuaj. Mos  i lini fund zilisë gjatë fundjavës, ndërsa fillimi i javës që vjen shpërblen të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Kryesorja është të mos mbivlerësoni mundësitë tuaja dhe të mos veproni impulsivisht apo të ndërmerrni iniciativa të papritura në emër të lirisë e pavarësisë suaj pa vlerësuar mië situatën ku gjendeni.

Binjakët – Jeni në një situatë që gjërat janë të lëkundura. Disa nga ju i shihni gjërat shumë  deale  ndërsa të tjerë më me vështirësi. Diku në mes është e vërteta. Është momenti që me këtë eklips të fokusoheni në sferën financiare, jetën sociale, mos të bëni veprime që mund t’ju ekspozojnë edhe pa pasur faj. Keni shanse të gjeni mbështetje financiare, familjare dhe të zhvilloheni e përparoni. Është periudhë erotike që ka shanse për jetën personale, mjaft të vlerësoni mirë situatat dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Kujdes të martën e të mërkurën, mos kërkoni gjëra sepse nuk do të merrni përgjigjen e duhur. Vlerësoni drejt situatat në fund të javës që të jeni më afër realitetit.

Gaforrja – Eklipsi është në lidhje harmonike me shenjën, por tema kryesore do të jenë marrëdhëniet e bashkëpunimet. Disa do të kurorëzohen, të tjerë mund të kalojnë krizë. Nëse s’jeni të bindur ose i keni gjërat e paqarta, s’është momenti të merrni vendime përfundimtare. Është momenti të udhëtoni, të kaloni bukur dhe të nxirrni rezultate të dobishme për të ardhmen. Kujdes në trajtimin e çështjeve ligjore. Do të keni mbështetjen e miqve dhe njerëzve të fuqishëm nga rrjeti social. Të lindurit në ditët e fundit të shenjës të kenë kujdes në marrëdhënie, bashkëpunime, tendencat e xhelozisë në fund të javës.

Luani – Kryesore për ju është të fokusoheni në financat tuaja dhe në detyrimet ndaj të tjerëve, bëni një organizim sa më të mirë sepse mund  tju dalë ndonjë detyrim që se kishit parasysh. Nëse doni të merrni kredi, mos e ndërmerrni këtë iniciativë sepse nuk do të japë rezultat. E marta dhe e mërkura nuk favorizojnë financat, por data 19 ju sjell fitime të papritura. Kujdes në fund të javës. Mund të dilni me miq dhe të kaloni bukur,  por mos e teproni me shpenzimet. E hëna që vjen dhe fundi i javës mund t’ju sjellë një burim ekonomik financiar që do të ketë vazhdimësi.

Virgjëresha – Jeni ndër më të ndikuarit e këtij eklipsi dhe kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Tema kryesore janë marrëdhëniet e bashkëpunimet, vlerësimi sa më realist i çdo lloji, mund të keni premtime që nuk do të  plotësohen ose propozime që duan t’ju shfrytëzojnë e përfitojnë. Mund të implikoheni në një marrëdhënie të ndaluar ose të idealizoni njerëzit më tepër sesa duhet. Do të keni shumë shanse në jetën profesionale që s’duhet t’i humbni dhe do të përfitoni edhe në sferën financiare.  Paralelisht me zhgënjimet, do të ekzistojnë edhe shanse për jetën personale por asnjë gjë nuk do të arrijë ku duhet  pa dhënë provat e testet.

Peshorja – Është momenti  të përqendroheni në përditshmëri, organizimin e punës sepse mund të jeni më të shpërndarë, më të hallakatur dhe sa më të disiplinuar sepse mbresat që do të lini do të kenë pasoja në të ardhmen. Mos u implikoni  në thashetheme, biseda, komente sepse mund të krijojë grupe  njerëzish që mund t’ju diskutojnë. Paralelisht me organizimin sa më të mirë të punës, fokusohuni duke studiuar hapat e mëtejshëm. Është një periudhë shumë e mirë për jetën personale, planet lidhur me të ardhmen, mjaft që të jeni sa më të qartë në kokën tuaj dhe të jenë afër realitetit. Kujdes në çështje ligjore, kujdes kur parkoni edhe makinën. Në fushën profesionale do të keni njerëz që do ju provokojnë, antagonizëm më të madh, por edhe ju do të jeni të aftë që ta përballoni atë. Në fund të javës, të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe ditët e fundit  të saj, evitoni xhelozinë që vjen nga të tjerët sepse  mund të ketë pasoja te ju. Jeni në fund të një pjese ku do të çliroheni nga disa probleme familjare.

Akrepi – Eklipsi në datën 18 në Peshk është erotik për ju, do të merreni me jetën emocionale,  çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe investimet në kuadër të një synimi që keni. Vetëm nëse i vlerësoni realisht dhe do të shihni të vërtetën në sy, do të ndikoheni pozitivisht. Mos i lini vend xhelozisë në fund të javës.  Mos mendoni ose krijoni skena që nuk ekzistojnë që fillimi i javës së ardhshme t’ju japë suksesin dhe pritshmërinë që doni. Do të keni takime të fshehta në fund të javës që mund të kenë të bëjnë me jetën intime, por edhe me biseda për zhvillime financiare.

Shigjetari – Jeni një nga katër shenjat më të ndikuara. Jeni njerëz optimistë që gjithnjë shihni anën pozitive të jetës, por ndonjëherë tepria e kësaj, sidomos në fund të kësaj jave ju çon në gabime. Kjo vlen kryeisht për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe në 3-4 ditët e fundit të saj që do të gjejnë vështirësi deri në fund të 2025. Mund të keni probleme në familje, reale apo edhe që i ekzagjeroni por mos i lini t’ju prekin psikologjinë dhe të reflektohen në sferën profesionale. Në jetën sociale, do të keni shanse e mbështetje por ndonjëherë mund t’ju shtyjnë të jeni më optimistë dhe të merrni vendime të gabuara. Data 19 ju ofron zgjidhje në punë e përditshmëri që mund të lidhet edhe me sferën financiare. Në këtë periudhë, përqendrohuni te cilësia që të dilni pa humbje.

Bricjapi – Kryesorja është mënyra sesi do të komunikoni dhe përdorni fjalën, promovoni punën tuaj dhe si do t’i realizoni kontaktet. Do të keni takime me njerëz që jo gjithnjë do ju thonë të vërtetën ose që premtimet s’do të jenë reale, diçka që ju për ju është shumë esenciale. Këtu është çelësi i suksesit dhe për të realizuar qëllimet,  synimet e planet tuaja për të ardhmen. Nuk  është momenti të merrni  vendime përfundimtare dhe të zgjidhni probleme ligjore. Do të keni suksese në punë e përditshmëri nëse e organizoni më mirë dhe jeni të aftë për këtë. Në fund të javës, trajtoni me kujdes çështjet që kanë të bëjnë me jetën soiale dhe karrierën. Të lindurit në ditën e fundit të shenjës janë në sqarime që do të sjellim lulëzim në hapat e mëtejshëm.

Ujori – Është momenti të fokusoheni në gjendjen tuaj të brendshme, në sigurinë dhe financat tuajaqë lidhen me anën ekonomike. S’është momenti të ndërmerrni një risk të madh. Është momenti të bëni ndryshime dhe të investoni në ambientin ku jetoni e veproni ose në investime që do të sjellin shfrytëzimin e pronës. Në fund të javës jini shumë të  kujdesshëm nga ajo që mendoni dhe lëvizjet financiare. Mund të bëni një udhëtim në fund të javës, të keni lajme nga jashtë që do të jenë në favorin tuaj ose do t’i shfrytëzoni për rezultate pozitive, mjaft që të mos i zmadhoni në kokë ose t’u jepni përmasa siç i perceptoni.

Peshqit – Jeni protagonistët e periudhës që është rol shumë kërkues. Duhet të ndërmerrni përgjegjësitë tuaja, por jo të bëni sakrifica për të tjerët sepse ose mund të bëni shumë për ta, ose të shmangni gjërat dhe  t’i largoheni përgjegjësisë. Të martën e të mërkurën lërini të tjerët të shprehin atë që duan të thonë. Mos merrni vendidme përfundimtare dhe jepni përgjigje, por bëjeni javën e ardhshme. Në fund të javës, gjërat janë në antitezë. Disa mund të përjetojnë zhgënjime, dëshpërim dhe të tjerë të idealizojnë gjërat. Kujdes  të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës dhe në 3 ditët e fundit të saj. Peshqit kanë ndryshime të mëdha përpara. Eklipset do të bëhen në shenjën e tyre dhe aty ku do të dinë se çfarë ka mbetur, është fundi i 2025 dhe fillimi i 2026. Kujdes me ndikimin nga njerëzit e familjes, duhet të merrni vetë vendimet tuaja, të qartësuar, të ndërgjegjësuar. Thuajini vetes të vërtetën dhe realiteti do ju ndihmojë të gjeni rrugën për të ardhmen. Do të keni mbështetjen e njerëzve të dashur dhe takime të papritura që do të favorizojnë jetën emocionale./tvklan.al