Luis Castro nuk është më trajner i Al Nassr në Arabinë Saudite. Klubi njoftoi këtë të martë, largimin e teknikut portugez.

Castro u shkarkua për mungesë rezultatesh, duke parë që skuadra ishte shumë larg pritshmërive. Barazimi i fundit në Ligën e Kampioneve të Azisë, rezultoi fatal për 63-vjeçarin, të cilit iu komunikua shkarkimi.

Al Nassr, skuadër ku luan edhe Cristiano Ronaldo, ka mbetur pa trajner për momentin, por gjasat janë që në stol të ulet ish-trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Tekniku italian është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës saudite, me marrëveshjen që duket shumë afër. /tvklan.al