Supermodelja bukuroshe Xhesika Berberi ishte sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan e shoqëruar nga mbesa e saj Evelin.

Ajo na tregoi shumë gjëra të bukura për jetën e saj si teze dhe aktivitetet që vajzat bëjnë bashkë. Xhesika tha se dashuria që ka për Evelin është si të ishte fëmija e saj.

Përveçse ka një karrierë të sukseshme në botën e modës, Xhesika ka treguar dhe planet e saj në lidhje me një biznes të ri.

Ky biznes për të ishtë një dëshirë shumë e madhe nga ana e saj dhe se ka punuar fort për të arrirur në këtë ditë.

Xhesika tregoi se bota e modelingut nuk ishte ajo çfarë dëshironte të vazhdonte, kështu që i dha jetës drejtim tjetër.

Rudina Magjistari: Si po ecën karriera dhe konkretisht në çfarë je angazhuar?

Xhesika Berberi: Konkretisht unë jam duke u marrë me ‘3 Loves’. Është kompania ime, jam founder dhe CEO e kompanisë. Është një kompani që do dalë shumë shpejt në tregun amerikan në Janar.

Rudina Magjistari: Për çfarë bëhët fjalë konkretisht?

Xhesika Berberi: Pije që të shërbejnë ty në një funksion. Pije organike.

Rudina Magjistari: Ku e ke marrë idenë?

Xhesika Berberi: Është shumë interesante si e kam marrë idenë. Pata disa probleme me barkun. E ke parasysh kur të kap barku? Edhe i them shoqes sime të lutem shko pak deri poshtë të farmacia merr pak një ilaç sepse kam shumë dhimbje. Edhe më thotë mua “po t’i bëj atë çajin me rigon siç na e kanë bërë të shtëpisë”. E piva, ndërkohë që po e pija thashë kjo është gjëja që dua të bëj. Dua të sjell një pije që është shumë e shijshme por që ka një funksion. /tvklan.al