Ministria Shqiptare e Rendit Publik ka pasur presion nga firma Gjermane e cila konkuronte me firma të tjera të huaja për të fituar tenderin e prodhimit të pasaportave. Ky deklarim u bë gjatë seancës së rradhës nga sekretari i përgjithshem i kësaj ministrie Ylli Dylgjeri në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga prokuroria. Ai tha shprehimisht se një diplomat i ambasadës Amerikane me emrin Charls, gjatë një takimi të zhvilluar në ministri ishte shprehr se ky institucion e kishte parashikur që më parë firmën fituese që ishte ajo Gjermane Bundesdruckerei. Kjo ndërhyrje u shpreh zoti Dylgjeri bëri që unë të protestoj pranë Ministrit të Rendit të asaj kohe Ilir Gjoni, duke i paraqitur këtij të fundit edhe një proces verbal të mbajtur gjatë bisedës me diplomatin Amerikan.

Ministri Gjoni kërkoj një takim sqarues me ambasadorin e athershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i cili nga ana e tij kërkojë falje për atë që zoti Dylgjeri e cilësoj si ndërhyrje nga ana e diplomatit Amerikan.

Aktualisht kontrata me fimën Gjermane Bundesdruckerei po vazhdon rregullisht dhe pritet të përfundojë deri sa në Shqipëri të vijnë rreth 1 milion pasaporta te porositura për qytetarët tanë, konfirmojë dëshmitari./tvklan.al