Zambaku “Akkush” është shumë i veçantë në llojin e tij, aq sa ka tërhequr vëmendjen e fotografëve në provincën e Detit të Zi në Ordu të Turqisë. Pikërisht këta fotografë për të ruajtur lulen unike, kanë ndërmarrë një nismë. Çdo kush do të tentojë të këpusë zambakun do të gjobitet me 9 mijë euro.

E veçanta e kësaj luleje është se gjatësia e saj arrin në 1.5 metra dhe shfaqet vetëm në muajin Qershor në zonën që ka marrë emrin zambaku. Jetëgjatësia e saj është vetëm 15-20 ditë, çka bën që shumë turistë të vijnë të shohin dhe ndonjë tek tuk edhe e këput.

“Akkush” është zbuluar përherë të parë në 1993.

Klan Plus