Zbardhet plagosja në Shkodër, gruaja u qëllua aksidentalisht nga përplasja mes dy grupeve



Zbardhet plagosja në Shkodër, gruaja u qëllua aksidentalisht nga përplasja mes dy grupeve

10:27 06/02/2020

Policia e Shkodrës ka zbardhur plagosjen me armë që ndodhi në pedonalen e qytetit mbrëmjen e së mërkurës.

Nga të shtënat me armë mes dy grupeve rivale, u plagos aksidentalisht këmbësorja 35-vjeçare me iniciale L.J.

Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu kanë arrestuar tre persona dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër.  

Të arrestuarit janë A.R. 31 vjeç nga Durrësi, E.B. 28 vjeç nga Durrësi dhe R.Xh. 22 vjeç nga Shkupi i Maqedonisë.

Të arrestuarit qëlluan me armë në drejtim të personit që është në kërkim, me iniciale M.M. Ky i fundit u kundërpërgjigj dhe nga të shtënat me armë mbeti e plagosur kalimtarja. Ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të vjetra mes këtyre dy grupeve, thotë policia.

Në vendngjarje u sekuestrua një automjet që i përket personit që është në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /tvklan.al



Të ngjashme