Ndryshimet e humorit të Ben Affleck thuhet se ishin një nga shkaqet se pse aktori dhe Jennifer Lopez u ndanë.

“E vërteta është se kishte një dashuri të madhe, por për fat të keq ishin ndryshimet e çrregullta të humorit të Benit, të cilat ai nuk mund t’i fshihte nga shtypi, shkaku”, thotë një burim për tabloidin britanik Daily Mail.

Affleck u përpoq gjithashtu të fshinte luhatjet ekstreme të humorit në publik, por nuk mundi dot. Vendimi për t’u ndarë sërish nuk ka qenë i lehtë për këngëtaren e njohur, por edhe për aktorin sepse të dy kanë ende ndjenja për njëri-tjetrin.

Ka disa media që shkruajnë se Affleck po gjen ngushëllim me vajzën 36-vjeçare të Robert F. Kennedy Jr., Kick Kennedy. Një burim për median rozë “Page Six” bën me dije se ata janë parë në restorante dhe dyqane në Beverly Hills megjithatë raporti i tyre për momentin mbetet i paqartë.

Klan News