Ben Afleck nuk ka pritur përmbylljen e procedurave të divorcit me Jennifer Lopez. Ylli i kinemasë hollivudiane është hedhur menjëherë në krahët e një tjetre, që sipas mediave amerikane është vajza e politikanit amerikan të njohur për mbështetjen e teorive konspirative Robert Kennedy i ri, nipi i ish-presidentit John Kennedy.

Kick Kennedy, 36 vjeç është parë në krah të aktorit 52-vjeçar teksa kalonin një mbrëmje së bashku. Siç shkruan suplementi i famshëm amerikan i lajmeve rozë Page Six, të dy janë parë duke hyrë e dalë shumë të gëzuar nëpër kafene, restorante e qendra tregtare në Beverli Hills.

Megjithatë, natyra e marrëdhënies së tyre është ende e paqartë dhe asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj interesit të mediave.

Jennifer Lopez paraqiti më 20 gusht në Gjykatën e Los Anxhelesit, kërkesën për divorc me Ben Afleck, pas dy vitesh martesë.

Arsyet në dokumentet zyrtare janë të paspecifikuara, por flitet vetëm për papajtueshmëri mes partnerëve.

Megjithatë, mediat kanë vënë në dukje gjithmonë se Afleck është kundër vëmendjes mediatike që Lopez ka dashur të tërheqë në marrëdhënien e tyre.

Tv Klan