Pritet përplasje mes dy grupimeve të PD

Beteja politike dhe ajo ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike pritet të zbresë në 29 Janar në tryezën e  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kur na ndajnë fare pak ditë nga afati për regjistrimin e komisionerëve në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Demokratike dorëzoi në KQZ listën e emrave të anëtarëve të saj në këto komisione. Shkresa që selia blu i depozitoi në KQZ mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka.

E teksa demokratët në rreshtuar në kampin e  Berishës thonë se KQZ duhet të zbatojë vendimin e 25 Marsit të Gjykatës së Tiranës dhe çështja vijon e zvarritet në dyert e gjykatës, grupimi “Alibeaj” që njihet ligjërisht nga Kuvendi e KQZ-ja pritet që t’i depozitojë emrat e komisionerëve të KZAZ-ve ditët në vijim.

Me shumë gjasë kjo situatë do të krijojë jo pak përplasje edhe në tryezën e KQZ-së, pasi deri më tani në Gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha dhe me autorizimin e këtij të fundit çdo veprim kryhet nga Enkelejd Alibeaj.

Tv Klan