Elbasani triumfoi minimalisht ndaj Laçit, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Superligë.

Verdheblutë iu falën një goli të shënuar nga Ze Gomes në minutën e 73-të, për të marrë tre pikë të arta.

Një sfidë tejet e luftuar në “Elbasan Arena”, por në fund festa ishte për vendasit, që morën fitoren e dytë në katër ndeshje.

Me këtë triumf, Elbasani ngjitet në krye të renditjes me 7 pikë, po aq sa edhe  Partizani, Egnatia e Vllaznia.

Laçi vazhdon të vuajë, pasi mban vendin e fundit në renditje me 2 pikë. /tvklan.al