Nis sot në orën 10:00 me orën amerikane dhe në orën 16:00 të pasdites së sotme me orën ton, një seancë në Gjykatën e Lartë të SHBA-së me kërkesë të republikanit Xhorxh Bush për të nxjerrë të pavfleshme verifikimet me dorë të votave dhe për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë të Floridas.

Kandidati demokrat Al Gor do të jetë oponent në këtë seancë me kërkesën e vetë Bush. Nëse Gjykata e Lartë do të pranojë kërkesën e republikanit Bush, atëherë çdo gjë mbyllet. Bush shpallet president dhe merr fund beteja elektorale e Al Gorit.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë të Floridas në Tahallas, kanë mbërritur deri tani rreth 1 milion skedat e para elektorale. Pas votave të Palm Beach të mbërritura sot, nesër priten në votat e kontesë së Majemit. Për shoqërimin e tyre deri në Gjykatën e Floridas janë marrë masa tepër të larta sigurie./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori