1 muaj fushatë. Thirrje dhe postera për një të ardhme dhe menaxhim më të mirë të qytetit apo komunës. Këta shoqëruan qytetarinë në këtë periudhë. 2 ditë pas zgjedhjeve në këndet dhe sheshet e ekspozuara kanë mbetur rrënojat e fushatës. Këta nuk janë punëtorët e bashkisë apo Ndërmarrjes së Dekorit që duan të pastrojnë Tiranën, por punëtorë të paguar nga stafi i kandidatëve, të paktën për heqjen e posterave me konstruksion metalik.

Bashkia e Tiranës në ato pak ditë mandat nuk do të hyjnë të kthejnë muret në identitet pasi presin një vendim zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili është i fundit që do të deklarojë të mbyllet ky proces. Poste të grisura dhe mure të ndotura mbizotërojnë në Pallatin e Kulturës. Tashmë askush pas fushatës nuk është kujtuar t’i shqisë me aq kujdes./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti