Gjen lirinë 63 vjet mbas pushkatimit të tij. Murat Basha një prej martirëve të regjimit komunist është zhvarrosur me pranga në duar në fshatin Klos Katund të Burrelit ku prehej prej më shumë se 6 dekadash. Ai së bashku me 12 intelektualë të tjerë kundërshtarë të regjimit u pushkatuan barbarisht në vitin 1945.

Murat Basha: “Pushkatimi i tij është bërë me urdhër të Enver Hoxhës. Natyrisht që terroristët komunistë nuk mund të falnin një luftëtar antifashist dhe patriot si Murat Basha. Është një moment për refleksion, një moment për rikujtesë, që shqiptarët të kujtojnë edhe njëherë se çfarë ka ndodhur në këtë vend dhe çfarë ka ndodhur me patriotët shqiptarë.”
 

Ceremonia e zhvarrosjes së trupit është bërë nga familjarë dhe të afërm në nderim të veprës së dhe kontributit të tij. Murat Basha njihet si një prej njerëzve më të afërt të familjes mbretërore ku për shumë kohë shërbeu si komandant i Xhandarmërisë./tvklan.al

Gazetari: Neki Feta