Pas vdekjes së dy personave si pasojë e zjarreve shkatërruese, më shumë se 30 qytete në Brazil janë në gatishmëri të lartë. Qeveria e São Paulo ka ngritur një kabinet krizash për t’i dhënë zgjidhje këtë problemi. Temperaturat në rritje dhe lagështia e ulët po krijojnë kushtet e favorshme për krijimin e vatrave të reja të zjarrit.

Autoritet braziliane kanë paralajmëruar gjithashtu se zjarret në pyje mund të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke vendosur në rrezik bimësinë e pasur.

Ndërkohë, kryeqyteti São Paulo është mbuluar nga një mjegull e dendur gri. Situata ishte kritike në São Jose do Rio Preto, një qytet me 480,000 banorë, ku më shumë se 335 zjarre janë regjistruar ditët e fundit, duke shkaktuar mbylljen e shkollave.

Brazili është goditur nga një sërë ngjarjesh ekstreme të motit. Në qershor të këtij viti, ekspertët e klimës thanë se zjarret kanë filluar më herët dhe kanë qenë më intensive se në vitet e kaluara.

Në fillim të këtij viti, gjatë muajit maj, Brazili u përfshi nga përmbytjet katasrofike në shtetin e Rio Grande do Sul, që i morën jetën më shumë se 170 njerëzve dhe zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz nga shtëpitë e tyre.

Klan News