Tragjedia ajrore e 9 Gushtit në Brazil, ku nga rënia e një avioni pasagjerësh pranë Sao Paulos humbën jetën të 62 personat në bord, duket se do të mbetet mister për një kohë të gjatë.

Hetuesit nuk arritën në asnjë konkluzion nga analizat e kutive të zeza të avionit. Media më e madhe braziliane “Globo” shkruan se në regjistrimin dy orësh audio të bisedave në bord, rezultoi se piloti dhe ndihmëspiloti konsutuan një problem vetëm 1 minutë para rënies së avionit.

Në biseda dëgjohet ndihmëspiloti, i cili pyet se çfarë po ndodh, teksa avioni nis të dalë nga kontrolli. Piloti përgjigjet se mjeti fluturues kishte nevojë për më tepër fuqi, për t’u vënë nën kontroll. Hetuesit thanë se nuk kanë identifikuar prani zjarri në bord para tragjedisë, probleme me elektricitetin apo difekt të motorit.

Megjithatë, raporti i parë me rezultatet e hetimeve për ngjarjen pritet të dalë brenda 30 ditëve, ndërsa ato do të vijojnë me të tjera mënyra. Mes viktimave janë edhe 8 mjekë të sëmundjeve tumorale.

Avioni 72-500 i nisur nga Kasaveli, ra 5 minuta para zbritjes në Sao Paulo. Mjeti ishte prodhim i vitit 2010 dhe ishte vlerësuar si në gjendje të mirë pune, pasi i kishte kaluar rregullisht kontrollet teknike.

Tv Klan