Ka marrë përmasa të frikshme zjarri i rënë disa ditë më parë në zonën e Malit të Shëngjinit.

Flakët për shkak të rrymave të ajrit janë përhapur edhe më shumë duke bërë që zjarri të dalë jashtë kontrollit dhe të djeg 20 hektare pyje dhe shkurre dhe duke ju afruar resorteve turistike në këtë zonë.

Gjatë orëve të para të mëngjesit policia ka evakuuar turistët nga këto njësi akomodimi për sigurinë e tyre pasi siç shihet nga pamjet zjarri është afruar shumë me zonën e banuar duke rrezikuar edhe disa banesa.

Për shuarjen e zjarrit është angazhuar një helikopter, forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit e qarkut të Lezhës.

Zjarri është aktiv prej disa ditësh ndërsa era bëri që të përhapet në dy drejtime, në Ranën e Hedhun dhe në zonën e qytetit të Shëngjinit.

Ndërkohë në Shëngjin në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe disa grupe zjarrfikësish nga Kamza dhe Tirana.

Ndërkaq që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në terren ndodhet edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i shoqërur nga përfaqësues të shtabeve të emergjenca ku po monitorojnë situatën e zjarreve.

Klan News