Një vatër e madhe zjarri ra mesditën e së shtunës në malin e Shëngjinit në afërsi të portit, teksa u rrezikuan me dhjetëra banesa. Forcat zjarrfikëse, ato të ushtrisë, por edhe Emergjencat Civile vazhdojnë të qëndrojnë në terren për çdo situatë të mundshme ”, raporton gazetari Martin Marku.

Sipas Drejtorit të Gatishmërisë pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Leonard Qyra, të angazhuar në terren janë forca të shumta zjarrfikëse si dhe forcat e ushtria, ndërsa situata po shkon drejt normalizimit.

“Nuk është se shfaq ndonjë rrezikshmëri së madhe sa i përket banesave dhe popullsisë së zonës, pasi është nën kontroll dhe po mbahet nën monitorim nga strukturat zjarrfikëse”, tha Qyra.

Më herët policia policia ka bërë me dije se ka arrestuar 33-vjecarin Adenis Doçaj, si autor të dyshuar ndezjes së një zjarri për të djegur mbeturinat në fshatin Spiten të Lezhës.

Klan News