Zjarri në qytetin e Shëngjinit dhe fshatin Mal Shëngjin është fikuar plotësisht, por emergjencat e prefekturës së Lezhës lajmërojnë se duhet t’u rrihet në kokë çdo trungu që nxjerr tym, pasi qëndron mundësia e riaktivizimit.

Ndërkohë, vija bregdetare i është kthyer krejtësisht normalitetit.

“Pushuesit janë tashmë në zonën e plazhit dhe ndihen të sigurt duke vijuar pushimet e tyre.”

“Është bërë më shumë bujë sesa është bërë dem. Vazhdojmë të rrimë këtu.”

“Normal që u trembëm, po falë Zotit shpëtuam.”

“Na ka pengu tymi shumë. Vendosëm të qëndrojmë.”

Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se në të gjithë vendin përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 39 vatra zjarri, 33 prej të cilave janë shuar.

Sipas emergjencave civile, vatrat e zjarrit që janë aktive nuk paraqesin rrezik për zona të banuara, por po punohet për shuarjen e tyre.

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

Tv Klan