Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit. Gazetari Martin Marku raporton se zjarri po përhapet me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë.

Si shkak i zjarrit bëhet me dije se janë të rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në malin në afërsi të portit të Shëngjinit.

Mjetet zjarrfikëse e kanë të pa mundur të futen si shkak i terrenit të vështirë. Sipas gazetarit, punonjësit zjarrfikës janë vendosur në afërsi të banesave që të mos rrezikohet jeta e banorëve./tvklan.al