Kompania e telefonisë celulare AMC është shembulli i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, kjo është rikonfirmuar edhe njëherë nga zëvendësministri i jashtëm grek Andreas Loverdos i cili ka vizituar ditët e fundit Shqipërinë. Pas takimeve të radhës me autoritet e Shqipërisë vizita e fundit para largimit për në shtetin fqinj është bërë në shoqërinë më të madhe të telekomunikacionit në vend.

AMC është edhe operatori i parë i telefonisë së lëvizshme. Zëvendës ministri i jashtëm grek është shoqëruar gjithashtu nga ambasadori grek në Shqipëri. Ata janë njohur me ambientet e brendshme të kësaj kompanie nga drejtuesi i AMC-së janë bërë prezente hollësitë e këtij biznesi në Shqipëri, planet për të ardhmen dhe marrëdhëniet e mira të abonentëve të krijuara deri më tani me kompaninë AMC./tvklan.al