Embolo ndëshkon vendin e tij të lindjes Kamerunin, pas asistit të Xherdan Shaqirit

Zvicra e nisi me fitore garën e saj në kampionatin botëror. Helvetëve u mjaftoi një gol për të mposhtur Kamerunin në stadiumin “Al Janub”.

Kameruni u shfaq kërcënues në pjesën e parë, duke e dominuar atë. Brian Mbeumo dhe Çupo-Moting patën mundësi të mira për të shënuar.  Zvicra u përgjigj me Manuel Akanjin, që gjuajti me kokë nga një distancë e afërt.

Tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë, erdhi goli i vetëm i sfidës të Grupit G.  Xherdan Shaqiri përparoi nga e djathta, krosoi në zonë dhe Bril Embolo, e futi topin në rrjetë.

Sulmuesi 25-vjeçar që ka shënuar në tri takimet  e fundit me përfaqësuesen, nuk festoi në respekt të vendlindjes së tij.

Vendimtar Shaqiri, i cili ka qenë i përfshirë në gjysmën e 24 golave të Zvicër në 4 pjesëmarrjet e fundit në kompeticionet kryesore, Europian dhe botëror, duke shënuar tetë gola e duke dhënë 4 asiste.  Në vazhdim, Zvicra u tregua e kujdesshme duke mbyllur hapësirat e rivalëve afrikanë.

Helvetët marrin tri pikë të rëndësishme për objektivin e tyre për t’u kualifikuar në të 16-at e kompeticionit, gjë që e kanë arritur në dy Kupat e Botës të mëparshme.

Zvicra nuk ka humbur në gjashtë sfidat e fundit hapëse të botërorit, ndërsa Kameruni është mposhtur në tetë ndeshjet e fundit.

“Luanët” nuk ia doli dot të merrnin e fitoren e parë në një Kupë Bote në 20 vitet e fundit.

Klan News