Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian shprehen të pakënaqur me rezultatet e Samitit të kësaj të enjteje në Bruksel, ku nuk Bullgaria nuk pranoi të heqë Veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mbajtur peng edhe Shqipërinë.

Josep Borrell:Nuk mund t’a fsheh zhgënjimin tim. Duhet t’i kishim hapur, por gjithsesi ka shpresë. Nuk e di se ç’do të bëhet në parlamentin bullgar orët në vijim, por gjërat nuk po shkojnë mirë.

Charles Michel: Jemi akoma në diskutime me Bullgarinë. Jemi duke e vëzhguar nga afër situatën sëbashku me presidencën franceze për të sjellë propozime konkrete, për të mundësuar nisjen sa më shpejt të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mbështetje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhanë edhe kancelari gjerman Olaf Sholc dhe presidenti francez Emanuel Makron. Gjatë samitit, mes liderëve europianë dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shtroi për diskutim edhe çështjen e liberalizimit të vizave për vendin e saj që e pret prej vitesh një vendim pozitiv.

Tv Klan