Trendi rritës i të huajve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës së parë të këtij viti është konfirmuar edhe në muajin Korrik. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë me dije se vetëm muajin e kaluar, vendin tonë e kanë vizituar 1.8 milion shtetas të huaj, 2.7 % më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Gjithashtu INSTAT konfirmon se në 7 muaj, pra nga Janari në Korrik, vendin tonë e kanë vizituar 6.3 mln shtetas të huaj, 23 % më shumë se një vit më parë.

95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti evropian, ndjekur nga Evropa Qendrore/Lindore me 10 %.

Në 99 % të rasteve qellim i hyrjes në territorin shqiptar është për çështje personale, ku dominojnë hyrjet për pushime apo vizitë tek të afërmit. Në Korrik, ky tregues ka shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me Korrikun e vitit 2023.

Nga 1.8 mln shtetas që kanë hyrë në Shqipëri muajin e kaluar, 1.7 mln prej tyre kanë patur qëllim turizmin.

Rritje të ndjeshme në muajin Korrik kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 51%.

Tv Klan