Fatmira Hajdari: “Vrasja është diçka e vështirë dhe e shumë ndërlikuar dhe do ngelet si vrasja e Kenedit, e pagjetur dhe misterioze.”

Gazetarja: “A do të kemi një përpjekje tuajën për të hapur kërkimet për vrasjen e Azemit?”

Fatmira Hajdari: “Nga ana ime absolutisht jo, Azemi ka deklaruar që pasi kërcënimet ishin të njëra pas tjetrës që çfarëdo të më gjejë mua, gjakun ja kam falur Shqipërisë.”

Ndërsa ka bërë këtë deklaratë për televizionin Klan në 10 vjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, bashkëshortja Fatmira me familjarët ka pritur në shtëpinë e saj politikan të afërm e miq të familjes që kanë nderuar kujtimin e liderit të lëvizjes studentore.

Vizita në familjen Hajdari ka zhvilluar  presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli. Për presidentin Topi, pa Azem Hajdarin sot demokracisë i mungon një zë i guximshëm.

Bamir Topi: “10 vjet pa Azemin janë shumë sepse demokracia ka humbur prej 10 vitesh një zë të hapur, një zë të vërtetë, një zë të drejtpërdrejtë një zë shumë të guximshëm. Kështu që mbas 10 vitesh ne e kujtojmë Azemin me shuam mall, me shuam vlerësim.”

Më pas politikanët kanë bërë homazhe në vendin ku Azem Hajdari u qëllua mbrëmjen e 12 shtatorit në memorialin e tij, pranë selisë së Partisë Demokratike.

Sali Berisha: “Sot në 10 vjetorin e ekzekutimit të tij, ne nderojmë veprën dhe kujtimin e tribunit të lirisë. Shqiptarët do të nderojnë Azem Hajdarin dhe veprën e tij për sa kohë ata do nderojnë lirinë, frymën, shpirtin, vlerat e saj.”/tvklan.al