Thellohet në 105 numri i viktimave të uraganit Helen, që goditi javën e kaluar juglindjen e Shteteve të Bashkuara që prej të enjtes.

Të paktën 30 persona numërohen vetëm në një qark në perëndim të Karolinës së Veriut, një prej shteteve më të fundit federale të prekura nga ky uragani, ku vijon të shkaktojë dëme të konsiderueshme. Autoritetet vendase mbi 1 mijë të pagjetur, çka paralajmëron rrezikun e thellimit të bilancit të viktimave.

Me mijëra janë të evakuuarit nga banesat që janë edhe aktualisht nën pushtetin e ujërave të përmbytjeve. Banorët vendas flasin për pasoja biblike të shkatërrimeve dhe thonë se kurrë nuk kanë parë një gjendje të tillë.

Që prej të enjtes kur preku brigjet e Floridës me një shpejtësi prej më shumë se 200 kilometrash në orë, uragani ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë shtete federale si Xhorxha, Tenesi, Kentaki e Karolinën e Veiut. Dëmet përllogariten në mbi 110 miliardë Dollarë.

Tv Klan