15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është përshëndetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vlerësuar angazhimin e Shqipërisë për të adresuar të gjitha sfidat.

“Ne nderojmë angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të penguar dhe mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, siç mbrojmë edhe vlerat tona të përbashkëta demokratike. Në këtë përvjetor, ne mbetemi krenarë që qëndrojmë me ju si aleatë. Ndërsa Aleanca jonë vazhdon të rritet dhe të përshtatet për të adresuar sfidat në zhvillim të së ardhmes, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë.”

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një falenderim publik duke rikonfirmuar angazhimin dhe bashkëpunimin e Shqipërisë në Aleancë.

“Faleminderit Sekretar Blinken. Ky 15-vjetor i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nuk është vetëm një festë e arritjeve tona të së shkuarës, por edhe një riafirmim i përkushtimit tonë të palëkundur ndaj parimeve dhe vlerave që mbështesin Aleancën tone, rajonin tonë dhe më gjerë. Ne jemi të nderuar të qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojmë të përshtatemi dhe forcojmë bashkëpunimin tonë përballë sfidave.”

Ndër të tjera, kryeministri Rama ka shprehur angazhimin e shtetit shqiptar për të gjitha sfidat e së ardhmes, si anëtare e NATOS.

Klan News