Televizioni izraelit Channel 12 News publikoi së fundmi një video ku tregon ushtarët izraelitë teksa abuzojnë seksualisht me një të burgosur palestinez të Hamasit.

Videoja që këtu e sjellim të redaktuar, tregon çastin kur ushtarët marrin një të burgosur palestinez me sy të lidhur dhe e rrethojnë duke ngritur mburojat e tyre.

Deri tani pesë vetë të dyshuar për rastin janë arrestuar, sipas asaj që njofton vetë ushtria izraelite.

Sipas një raporti të grupit izraelit të të drejtave të njeriut B’Tselem, Izraeli ka ndërmarrë një politikë sistematike të abuzimit dhe torturës me të burgosurit që nga fillimi i luftës së Gazës, duke i nënshtruar të burgosurit palestinezë ndaj akteve që variojnë nga dhuna deri te abuzimi seksual.

Një raport i lëshuar të hënën bazohet në intervistat me 55 palestinezë nga Gaza, Bregu Perëndimor dhe Izraeli të burgosur në burgjet izraelite që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që nisi luftën, shumica e tyre janë ende të pa gjykuar.

Ushtria izraelite, e cila drejton disa objekte paraburgimi ku janë mbajtur të burgosurit palestinezë, tha se ajo funksionon sipas sundimit të ligjit dhe çdo pretendim specifik për abuzim është hetuar.

“IDF kundërshton kategorikisht akuzat për abuzim sistematik, duke përfshirë abuzimin seksual, në objektet e saj të paraburgimit,” tha ushtria, një deklaratë.

Akuzat për abuzim të të burgosurve janë shfaqur vazhdimisht gjatë luftës së Gazës, duke shtuar presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit lidhur me sjelljen e tij të konfliktit 10-mujor.

Klan News