18 persona kanë përfunduar në prangat e autoritetet në Ragusa të Italisë këtë të martë, për akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Sipas mediave fqinje, pjesa më e madhe e të arrestuarve janë italianë, shqiptarë dhe tunizianë.

Ata e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal kryesisht në komunën e Ragusës, Santa Croce Camerina dhe Comiso, ku shpërndanin sasi të mëdha droge, si kokainë, marijuanë dhe hashash. Klientët parësor të këtij grupi kriminal mësohet se ishin djem të rinj.

Momentalisht nuk ka të dhëna mbi identitetin e të arrestuarve.

/tvklan.al