Nedim Bajrami pas 5 vitesh në Itali do të luajë në Skoci me një prej ekipeve më me emër në këtë vend Glasgow Rangers. Në një intervistë për televizionin e klubit Bajrami shprehu tregoi se si e priti ofertën dhe synimet që ka.

“Fola me menaxherin tim para 2 javësh dhe u lumturova kur më tregoi për Rangers. I thashë që të mbyllte marrëveshjen dhe tani jam këtu gati për të dhënë më të mirën. Rangers është një klub me histori të pasur dhe dua të bëhem pjesë e saj. Dua të bëj edhe unë histori me këtë fanellë”, tha ai.

Rangers për Nedim Bajramin paguan 4 milion Euro te Sassuolo. Një aventurë e re në një kampionat ku më parë ka luajtur Rudi Vata dhe Eros Grezda, ky i fundit pikërisht me skuadrën e Glasgow Rangers.

“Kampionati Italian është shumë taktik dhe kam mësuar shumë atje. Këtu në Skoci është një futboll ndryshe krahasuar me Italinë. Por është një mënyrë lojë që e pëlqej”, tha Bajrami.

Nedim Bajrami do të mbajë fanellën me numër 14 te Rangers.

Tv Klan